Sabotohen fluturimet çarter me votues shqiptarë nga diaspora?

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për aterim për aeroplanët çarter që pritet të mbërrijnë nesër dhe të shtunën në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, me pasagjerë kryesisht shqiptarë nga diaspora, të cilët synojnë të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas burimeve të gazetës, drejtori i DAC-së, Dragi Stojanovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së, po vonon dhënien e përgjigjeve pozitive për kërkesat e agjencive turistike që kanë siguruar fluturimet çarter.

Bëhet fjalë për avionë që vijnë nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe vende të tjera të Evropës, të cilët kanë aplikuar për leje aterimi në aeroportet e vendit, por që ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente. “Janë votues kryesisht shqiptarë të organizuar të diasporës që duan të votojnë në Bërvenicë, Kërçovë dhe Strugë. Agjencitë që organizojnë fluturimet çarter ankohen se, edhe pse kanë dorëzuar kërkesat sipas rregullit dhe në afat, përgjigjet mungojnë”, kanë deklaruar për KOHA disa përfaqësues të diasporës që tashmë kanë blerë biletat e udhëtimit.

Burimet thonë se vonesat janë të qëllimshme dhe përkojnë me përpjekjet e strukturave partiake për të penguar ardhjen e votuesve shqiptarë nga diaspora, të cilët në raundin e parë kanë pasur ndikim të dukshëm në disa komuna me shumicë shqiptare. Nga Drejtoria e Aviacionit Civil ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me këto akuza, ndërsa situata pritet të qartësohet në orët në vijim, pasi shumë prej fluturimeve janë planifikuar për të premten dhe të shtunën – vetëm një ditë para votimit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Xhevdet Jashari i reagon ashpër Adnan Azizit: “Me ndihmën e Mickovskit do ta ktheni Gostivarin?! Hajde ta shohim!”

Pas deklaratës të Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, i cili u shpreh se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë komunën e Gostivarit tek...

Bajram Rexhepi: Mobilizim i shkallës më të lartë, në çdo shtab të AKI- së në Tetovë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka vazhduar fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më...

Për ta fituar Kërçovën, Mickoski s’e kursen as gruan e kandidatit te vet (VIDEO)

Hristijan Mickoski theksoi se kjo fitore do të jetë e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kërçovës, dhe se qeveria do ta mbështesë qytetin...

VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë

VLEN përmes bojkotit do t'i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët...

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu