Xhaferi – Rama: RMV-ja dhe Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite në Mynih është takuar me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësia e madhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila është shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, dhe si rrjedhim kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u konstatua se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, ka një rritje të trendit të shkëmbimit tregtar, dialogu politik është i rregullt dhe në të gjitha nivelet dhe synimi i përbashkët është integrimi evropian i dy vendeve dhe rajonit.

Në takim u theksua se të dy vendet, me politika evropiane, i nevojiten Evropës dhe meritojnë të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit deri në vitin 2030 dhe se procesi i negociatave do të mundësojë procese reformuese efektive dhe avancimin të jetesës sipas standardeve evropiane, që është pritshmëria e qytetarëve. Në këtë drejtim, u vlerësua se konfirmimi më serioz politik nga BE-ja për integrim efikas evropian në Ballkanin Perëndimor është Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian. Dhe, u theksua përcaktimi për të avancuar kapacitetet ekonomike, me synimin e rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik rajonal, sipas standardeve evropiane.

Kryeministri Xhaferi konfirmoi praninë në Konferencë në nivel të lartë kushtuar Planit të rritjes të BE-së, në fund të këtij muaji në Tiranë, duke konstatuar se është një mundësi tjetër për të riafirmuar përkushtimin e rajonit për fuqizimin e mëtejshëm të lidhjes rajonale dhe tregun e përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian. Dhe, ai konfirmoi praninë edhe në Samitin Evropa Juglindore – Ukrainë, në Tiranë, si një mundësi për të riafirmuar bashkimin me publikun demokrat ndërkombëtar, në mbrojtje të paqes.

Në takim u diskutua edhe për pritshmëritë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në këtë vend, duke theksuar rolin e subjekteve politike pro-evropiane që e kanë vendosur vendin në rrugën demokratike euroatlantike dhe para së cilës është realizimi i perspektivave evropiane, për nga rëndësia për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për rajonin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

Osmani: Mirë që Mickoski është i vetëdijshëm se Qeveria është e paqëndrueshme

Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu