Aleanca për Shqiptarët i përgjigjet Abdulit të Arben Taravarit: Gjithçka që thanë është e pavërtetë dhe tentim për manipulim

Të nderuara media
Të nderuar qytetarë

Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë. Dy ish funksionerë qeveritar dhe një anëtar i larguar, asnjëri prej tyre funksionerë partiak e as kuvendar, tentuan të kontestojë të drejtën statutare të veprimit të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit dhe gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur nga organet legjitime të partisë. Gjithçka që thanë është e pavërtetë dhe tentim për manipulim. E para, Kuvendin e thërret Kryetari i Kuvendit, ndërsa sa për konsultim me kryetarin e partisë, e kemi pritur dy muaj të thërrasë Kryesinë, e kemi pritur me javë për takim, por paraprakishtë edhe jemi konsultuar. Jolegjitim dhe ilegal është tubimi i thirrur në Kumanovë, ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare. Sa i takon Kongresit, atë e thërret Kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve. Kongresin e thirrën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm legal të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela. Për falsifikime të nënshkrimeve dhe kuvendarëve është dëshmitar i gjithë opinioni, përmes dëshmive të vetë kuvendarëve të cilët edhe publikisht dolën dhe treguan se nënshkrimi i tyre është keqpërdorur në Kumanovë nga njerëz të paautorizuar. E kjo, po që paraqet vepër penale. Sa për të ashtuquajturin Kongres të cilin e kanë thirrur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh. Në rradhë të parë, nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgaditet falsifikimi i radhës. Përveç kësaj, në nenin 28 të Statutit thuhet se me punimet e Kongresit, deri në momentin e zgjedhjes së kryesisë së punës, udhëheq Sekretari i përgjithshëm. Kush do ta hapë dhe udhëheqë të ashtuquajturin Kongres që do të mbahet sot?!
Duam të njoftojmë mbarë opinionin, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe delegatët e Kongresit, se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale. Kongresi i vetëm legal, mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup. Çdo thirrje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore.

– Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

Osmani: Mirë që Mickoski është i vetëdijshëm se Qeveria është e paqëndrueshme

Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu