Bilall Kasami nuk mbështet kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanin në Bërvenicë-frikë të dalë jashtë vijave të Mickoskit?

Një skandal politik trondit radhët e Koalicionit VLEN!
Në intervistën e dhënë sot për Alsat M, kryetari i Lëvizjes BESA dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi hapur se nuk e përkrah dhe nuk e mbështet kandidatin e tyre, Haqim Ramadanin, në garën për Komunën e Bërvenicës.

Deklarata e Kasamit ka shkaktuar tronditje, pasi Ramadani është kandidat zyrtar i VLEN-it, i cili po garon për të përfaqësuar interesat shqiptare në një komunë me shumicë maqedonase.
Por në vend që ta mbështesë kandidatin e vet, Kasami zgjodhi të distancohet publikisht, duke treguar se VLEN nuk guxon të lëvizë asnjë hap pa lejen e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Ky veprim demaskon plotësisht gjendjen brenda koalicionit – një strukturë e komanduar dhe e kontrolluar politikisht nga VMRO, ku liderët shqiptarë janë bërë vasalë që zbatojnë urdhrat e Mickoskit.

Në një kohë kur pritet që shqiptarët të mbështesin kandidatin e tyre, Bilall Kasami e kthen shpinën vetë kandidatit të VLEN-it, duke dëshmuar se nënshtrimi ndaj VMRO-së është më i fortë se çdo parim politik apo kombëtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu