Ramiz Merko hyn në Qeveri?! Do t’i marrë Postën, Inteligjencën Financiare dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike (UJP)!

Lista e Pavarur “Merko” drejt hyrjes në Qeveri!
Janë ofruar dy drejtori të mëdha në nivel qendror, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2028, Merko pritet të ketë deputet në njësinë e pestë zgjedhore!

Lista e Ramiz Merkos është shumë afër pjesëmarrjes në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, me ofertë për disa pozicione kyçe.
Burime të sigurta pranë “Merko”-s theksojnë se bisedimet janë në fazë të avancuar dhe shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje midis listës dhe partnerëve qeveritarë.

Sipas burimeve, bisedimet nga pala qeveritare po i udhëheq zëvendëskryeministri i parë dhe fituesi në Çair, z. Izet Mexhiti, së bashku me një përfaqësues politik të listës “Merko”.
Pjesë e këtyre diskutimeve janë edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2028, ku pritet që bartës të listave të jenë kandidatë nga lista të pavarura, si p.sh. Shkodran Alili e të tjerë.

Oferta qeveritare për pozicionet:

Janë në lojë dy opsione:
➡️ Drejtoria për Inteligjencë Financiare dhe Posta e Maqedonisë.
➡️ Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (UJP) – pasi zëvendësdrejtori aktual pritet të kandidojë për kryetar të Dibrës – dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë.

Kandidatët për pozicionet kryesore:

Burime pranë listës “Merko” theksojnë disa emra që janë në garë serioze për këto poste:
• Profesori universitar dhe biznesmeni Guksimtar Rushani,
• Kandidati për këshilltar dhe drejtori aktual i Postës në Strugë, Krenar Biba, i vlerësuar si më merituesi për suksesin e listës,
• Profesori universitar Abedin Trena,
• Albion Dalipi,
• Dhe kryetari i Podgoricës, z. Adem Ajdaroski.

Formalizimi i këtij marrëveshjeje pritet në fund të javës, pasi z. Mexhiti do të qëndrojë në vizitë zyrtare në qytetin e Strugës, ku pritet të jepet edhe deklarata zyrtare e mbështetjes për kandidatin e pavarur për kryetar të Strugës nga lista “Merko”.

Screenshot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu