Kur 250 milionë euro kalojnë përballë syve të Odës Ekonomike – pa asnjë shqiptar në listë. Ku ishte Mendi Qyra?

Mungesa e përgjigjes së Mendi Qyrës për grantin prej 250 milionë eurosh

Si ish-kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë kandidat për Komunën e Strugës, Mendi Qyra mban mbi vete jo vetëm përgjegjësi politike, por edhe një bilanc profesional që kërkon transparencë. Megjithëse është pyetur disa herë publikisht, ai ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete lidhur me kredinë hungareze, fondin prej 250 milionë eurosh që qeveria e Mickoskit e shpërndau si stimul për zhvillimin ekonomik të kompanive në vend.

Pyetja është e thjeshtë, por thelbësore: sa kompani shqiptare përfituan nga ky grant?
Sipas të dhënave që qarkullojnë dhe që deri më tani nuk janë mohuar nga askush, asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar asnjë cent nga ky fond. Në një shtet që pretendon zhvillim gjithëpërfshirës dhe në një ekonomi ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të sipërmarrjes së vogël e të mesme, ky fakt është alarmant.

Nëse Mendi Qyra e konsideron veten si një drejtues të suksesshëm të Odës Ekonomike, atëherë duhet të sqarojë publikisht:
• Cila ishte roli i Odës Ekonomike në procesin e shpërndarjes së këtyre fondeve?
• A është e vërtetë që asnjë kompani shqiptare nuk u përfshi në listën e përfituesve?
• Dhe mbi të gjitha: pse nuk u ngrit zëri institucionalisht kundër një shpërndarjeje kaq të pabarabartë të një fondi publik që supozohej të nxiste zhvillimin gjithëkombëtar?

Transparenca mbi këtë çështje nuk është një favor që ai mund t’ia bëjë opinionit, është një detyrim moral dhe profesional ndaj bizneseve shqiptare që, në heshtje, po mbahen jashtë rrethit të fondeve zhvillimore.

Nëse Mendi Qyra kërkon besimin e qytetarëve të Strugës, duhet të tregojë se nuk ka qenë pjesë e një strukture që ka shpërndarë miliona euro duke anashkaluar tërësisht sipërmarrjen shqiptare. Heshtja e tij në këtë rast nuk është neutralitet, është përgjegjësi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu