Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka marrë pjesë në festën e 16-vjetorit të Pavarësisë të cilën e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook nga Ambasada, bëhet e ditur se Escobar ndër të tjera ka mbajtur edhe një fjalë rasti për të pranishmit.
Në kuadër të kësaj feste ishte edhe kongresisti, Ritchie Torres.
“Është një nder i madh për Ambasadën e Kosovës në SHBA për të festuar përvjetorin e 16-të të Pavarësisë në Bibliotekën ikonike të Kongresit, bashkë me shumë miq. I jemi mirënjohës përfaqësuesit Ritchie Torres që u bashkua me mirësjelljes si bashkorganizator në këtë mbledhje me shumë anëtarë të nderuar të Kongresit të SHBA-së për të festuar bashkë Ditën e Pavarësisë. Ne e falënderojmë Escobarin për prezencën dhe fjalët në emër të Qeverisë së SHBA-së”, thuhet në njoftim.