Skandal në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi e huqje votash në dëm të Arian Tahirit

‘Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma. Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Faton Pecit, të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq një diferencë të vogël mes tyre, më saktësisht nga rezultate preliminare, dallimi është 28 vota.

Pas këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke zhvilluar verifikimin e rezultateve. Edhe pse në disa komuna ka përfunduar, në Mitrovicën jugore ende po vazhdon. Për dallim nga rezultatet e para, për momentin diferenca mes dy kandidatëve atje është më e madhe.

Lidhur me këtë proces, Gazeta Express ka siguruar disa fotografi nga procesi i verifikimit, që dëshmojnë parregullsi që janë krijuar gjatë procesit të parë të numërimit.

Kështu, në njërën nga fotot, shihet se si gjatë verifikimit, ka pasur ndryshim rezultati për Arianin. Përderisa gjatë numërimit, Tahiri i janë shënuar 207 vota në një vendvotim, në verifikim atij i kanë rezultuar 214.

Përveç kësaj, në fotografi shihen edhe parregullsi të tjera.

Derisa në flet-raportet, shënohen me patjetër edhe ‘’Numrat e shiritave për mbylljen e kapakut të kutisë së votimit’’, në njërën prej këtyre raporteve, numrat mungojnë.

Po ashtu, në foto shfaqen edhe fletëvotime të dëmtuara. Fletëvotimet, ku është votuar për Arian Tahirin, shihen se janë dëmtuar në pjesën e sipërme.

Tahiri, rezultat tjetër i ka dal edhe në një tjetër raport verifikimi. Kandidatit të PDK-së, në procesin e verifikimit, siç shihet në foton e mëposhtme, i kanë dalë 57 vota, për dallim nga 44 ku i ka pasur në procesin e numërimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu