“Kasami nën presion: 270 kontrata të dyshimta për ‘ekspertë’ të partisë”

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025 kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5 milionë denarë në drejtim të agjencisë XHOB2011. Këto mjete janë përdorur për të paguar militantët e Lëvizjes BESA, parti që udhëhiqet nga vetë Bilall Kasami.

Sipas informacioneve, përflitet se janë rreth 270 persona të angazhuar me kontrata përmes XHOB2011. Skandali shpërtheu disa ditë më parë, pasi u zbuluan edhe pagesat mujore të këtyre personave, që në disa raste arrijnë deri në 2 mijë euro për individ.

Ky skandal ka marrë përmasa serioze dhe Komisioni Antikorrupsion pritet të ndërmarrë masa për të hetuar më tej, veçanërisht për punësimet në dy institucione shtetërore. Dyshohet se persona të afërt me Kasamin marrin paga të dyfishta si në Komunën e Tetovës, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë, e cila drejtohet nga Besar Durmishi, gjithashtu nga radhët e Lëvizjes BESA.

Vetë Bilall Kasami, në disa paraqitje publike, ka deklaruar se personat e angazhuar përmes kontratave në vepër janë “ekspertë”.
Ndërkohë, Komuna e Tetovës, pas publikimit të dokumenteve dhe kontratave në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Valdrin Sahiti e quan ‘b*tch’ Olta Gixharin – momenti i shakasë që ndezi rrjetin! (VIDEO)

Valdrin Sahiti ka bërë një koment të shakasë ndaj Olta Gixharit, duke përdorur fjalën “bitch”, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet...

“Ta ha gojën”- Londrimi i drejtohet Klodit, sjellja dhe afërsia po ngjall shumë dyshime

Një moment i fundit mes Londrimit dhe Klodit në Big Brother VIP ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Komenti i Londrimit, “Ta ha gojën”,...

Giganti shqiptar Agna zgjeron fuqinë në rajon: kërkon blerjen e Mako-Market në Maqedoninë e Veriut

Agna sh.a., një kompani private nga Shqipëria, ka paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) kërkesën për të marrë kontroll të vetëm mbi...

Pajaziti: Flamuri Autoktonous: simbol identitar, jo nxitje e urrejtjes

Shkruan: Muhamer Pajaziti Flamuri Autoktonous nuk është simbol i urrejtjes, ndasive etnike apo intolerancës, siç tentohet të interpretohet në mënyrë të ngushtë dhe politike. Në thelb,...

Dëshmitarja rrëzon akuzat: Keqkuptim, jo islamofobi- reagimet që ndryshojnë narrativën ndaj Qumilit”

Pas publikimit të një shkrimi nga gazetarja Farije Dauti Bakiju, ku aktori i njohur kosovar Sevdai Radogoshi – Qumili – akuzohet për sjellje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu