VV: Shqipëria të kërkojë drejtësi në OKB dhe KIE për UÇK-në, jo në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar të mërkurën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para se të protestojë kundër padrejtësisë të së ashtuquajturës Gjykatë Speciale, së pari duhet të tregojë pendesë për vizitën e tij në Kosovë në vitin 2015, kur kishte ardhur me helikopter për t’i bindur kosovarët të votonin pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën”, ka deklaruar LVV.

Ky reagim vjen në prag të protestës mbarëkombëtare të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbahet më 17 nëntor në sheshin “Skenderbeu” në Tiranë, në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

LVV ka vlerësuar se institucionet e Shqipërisë – shtet anëtar i Kombeve të Bashkaura, Këshillit të Evropës, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropian, NATO-s dhe pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet dhe vendoset për drejtësi, jo në Tiranë.

“Po ashtu shtetet mike që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin”, ka përfunduar subjekti më i madh politik në Kosovë.

Protesta në Sheshin “Skënderbeu” vjen pas asaj të organizuar në Hagë të Holandës, ku mijëra qytetarë kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sela: Referendumi Kombëtar foli në Çair- Jo më diktat dhe degradim!

Çair, 15 Tetor 2025- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sonte në Çair, duke e cilësuar atë...

Arben Ratkoceri: Pabarazi në arsim në Butel- 31 nxënës në klasat shqipe, vetëm 13 në ato maqedonase

Të dhënat më të fundit nga Komuna e Butelit zbulojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e nxënësve sipas përkatësisë gjuhësore. Sipas statistikave, në...

Ziadin Sela: Në Butel nuk ka ndasi politike, por referendum kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në...

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e...

Osmani zbulon: Brukseli pret që Qeveria e re me AKI-n të sigurojë ndryshimet kushtetuese

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sontëm në Çair zbuloi se ka marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu