Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në komunën e Butelit, duke i cilësuar ato si një “referendum kombëtar” për shqiptarët.
Sipas Selës, është koha që shqiptarët të bashkohen rreth një kandidati të vetëm për të arritur një fitore historike në këtë komunë të Shkupit, ku për vite me radhë përfaqësimi shqiptar ka qenë i kufizuar.
“Ka ardhur koha që në Butel të hapim faqen e re të historisë së sukseseve kombëtare. Të gjithë shqiptarët #bashkë me një kandidat të vetëm, për fitoren historike. Në Butel nuk ka ndasi politike, por ka referendum kombëtar!”, shkruan Ziadin Sela në profilin e tij zyrtar.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare po diskutojnë mundësinë e kandidimit të përbashkët në disa komuna, për të maksimalizuar përfaqësimin dhe ndikimin politik.
Ziadin Sela ka qenë ndër zërat që prej kohësh ka kërkuar unifikim të faktorit politik shqiptar në zona kyçe, dhe thirrja e tij për Butelin synon pikërisht këtë bashkim përtej partive, për të arritur një qëllim të përbashkët.