Lama: VV e preferon LDK-në, sepse dëshiron ta nënshtroj dhe sundojë

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” tha se VV e preferon LDK-në përshkak të nështrimit dhe sundimit.

“Me këta numra që janë në parlament, vetëm ngërqi politik është i garantuar, kështu nuk mendoj se do të ketë ndonjë bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe VV-së. VV e preferon LDK-në sepse dëshiron ta nënshtroj dhe ta sundoj”, tha ajo. /RTV21/21Media

Lama: Interesi i ulët i diasporës reflektohet në rezultatin e VV-së

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie të dukshme në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në një palë zgjedhje të mundshme, kur të dështoj krijimi i qeverisë, këto shifra mund të jenë të ndryshme, por që ka rënie ka LVV është e dukshme krahasuar nga 9 shkurti”, deklaroi Lama.

Për zgjedhjet lokale, ajo tha në këto zgjedhje janë vlerësuar më shumë liderët lokal sesa ata nacional, duke shtuar se diaspora në këto zgjedhje ka qenë më e pak e interesuar.

Interesimi i “ulët” i diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale, sipas saj mund të ketë pasur ndikimi tek rezultati i LVV-së në këto zgjedhje.

“Mos të harrojm që ende nuk janë numëruar votat e diasporës dhe diaspora ka qenë më pak e interesuar këtë herë, si zakonisht në zgjedhjet lokale që nuk ka votuar dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe tek rezultati i LVV-së. Por prapë mendoj që këto zgjedhje nuk janë një pasqyrë e vërtetë e rezultatit zgjedhor në kuptimin që me të vërtetë dallojn këto zgjedhjet komunale me ato të përgjithshme, do të thotë vlerësohen më shumë liderët lokal sesa liderët nacional”, tha analistja në Click. /RTV21/21Media

Krijimi i qeverisë, Lama: Fokusi i Kurtit dhe subjekteve tjera është tek balotazhi

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 për krijimin e qeverisë tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe subjektet tjera politike nuk e kanë barrën tek krijimi i qeverisë por tek balotazhi.

Ajo shtoi se çështja më interesante është se do të ketë krijim të ndonjë aleance mes subjekteve politike në balotazh për marrjen e ndonjë komune.

“Po kam përshtypjen që krejt fokusi i Kurtit, sigurisht i subjekteve tjera sepse ata nuk e kanë barrën për krijimin e qeverisë por tek balotazhi. Qështja më e interesante është se a do të krijohet ndonjë aleancë ndërmjet subjekteve politike në balotazh për të marrë njërën apo tjetrën komunë dhe mbi të gjitha a do të bashkëpunojnë ish partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK me LVV-në në nivelin komunal”, tha Lama. /RTV21/21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: E privatizuan ngrohtoren, bashkëpunëtorja më e afërt e Mexhitit është njëra nga pronarët

Në përballjen e parë parazgjedhore për Çairin në televizionin Telma, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, goditi politikisht kundërshtarin e tij, Izet...

❗️Jep Dorheqje kandidati i pamvarur Remzi Mamuti Publikisht përkrah Blerant Ramadanin ❗️

Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim. Duke e ndjekur...

Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizon bashkëbisedim me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni të Veriut

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të ofruar mundësi të rinjve për të njohur nga afër misionet diplomatike, Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizoi...

Bujar Bajrami akuzon zyrtarë të VLEN-it për propagandë: “Sondazhet e CRPC janë të rreme dhe në shërbim të fushatës politike!

Bujar Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, propagandës së orkestruar nga Latif Arifi – i njohur si “Hafija nga Strimnica e Zhelinës”...

Bajram Rexhepi: Fitorja jonë në Tetovë do të jetë me 12% avantazh

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu