🏆 Shqiptari nga Luboteni ngre flamurin në Rumani, Omer Memedi shpallet kampion ballkanik në mundje!

Mundësi shqiptar nga Luboteni, Omer Memedi, shpallet kampion ballkanik në Rumani

Një tjetër sukses i madh për sportin shqiptar vjen nga Rumania, ku mundësi i ri nga Luboteni i Shkupit, Omer Memedi, është shpallur kampion ballkanik në mundje për të rinj.

Anëtari i klubit të mundjes “Liria” nga Shkupi tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke dominuar kundërshtarët në kategorinë deri në 92 kilogramë. Në finalen e madhe, Memedi arriti të mposhtë mundësin vendas nga Rumania, duke u kurorëzuar me medaljen e artë.

Ky është suksesi i dytë i madh për djaloshin shkupian, i cili më parë, në vitin 2022, ishte shpallur kampion në kategorinë U15. Me këtë arritje, Omer Memedi konfirmon talentin dhe përkushtimin e tij në sportin e mundjes, duke e përfaqësuar me dinjitet Shkupin dhe gjithë komunitetin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

Serbia shmang eurodeputetët, thellohen tensionet me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiç, kanë vendosur të shmangin takimet me delegacionin e Parlamentit Evropian, në kuadër të procesit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu