Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Në planin e tij, Osmani thekson rëndësinë e qasjes humane dhe preventive ndaj shëndetit publik, duke vënë theksin te kujdesi për të moshuarit dhe gratë.

Sipas tij, në çdo lagje do të vendoset spital mobil për kontrolle parandaluese falas për të gjithë qytetarët, ndërsa ekipe shëndetësore mobile do të kujdesen për të moshuarit në shtëpi.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar programe të veçanta për gratë, që do të përfshijnë zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mbështetje për shëndetin mendor.

“Çairi do të bëhet komuna e parandalimit dhe kujdesit, ku shëndeti vjen para sëmundjes. Si mjek dhe qytetar i Çairit, dua që secili banor të ketë qasje të lehtë dhe të dinjitetshme ndaj shërbimeve shëndetësore,” theksoi Osmani.

Ai përmbylli prezantimin me mesazhin se Çairi do të ketë një kryetar-komune mjek për 80.000 banorë, i cili do të jetë pranë njerëzve me profesionalizëm dhe përkushtim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu