Shakohoxha ndalohet për 3 orë në Beograd: Isha në listë të zezë me Arlind Sadikun

Gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha dhe kolegët e tjerë nga Shqipëria janë mbajtur për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit nga policia serbe.

Shakohoxha e ka konfirmuar se ai me kolegët e tij janë mbajtur shumë gjatë në aeroport, teksa siç shkruan TCh, Shakohoxha ishte në listën e zezë bashkë edhe me drejtorin e sportit në Artmotion, Arlind Sadikun.

“Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se ‘Për çfarë kishim shkuar në Beograd?’. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim”, tha Shakohoxha, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në lidhje me mungesën e flamurit kuqezi në seancën stërvitore të Shqipërisë përpara sfidës së nesërme ndaj Serbisë, Federata Serbe ka thënë se kanë dashur të evitojnë ndonjë incident nga “dikush dashakeq”.

Federata Serbe e Futbollit theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu