Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kanë nxjerrë mbi sipërfaqe një garë rivaliteti të panjohur deri më tani kundër partisë politike shqiptare BDI dhe Frontit Kombëtar për Integrim, të drejtuar nga Ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Garës kundër unitetit politik e kombëtar shqiptar i prinë Partia politike VMRO-DPMNE dhe Kryetari i saj e Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hiristijan Mickoski dhe partitë tjera të kalicionit qeverisës!
VMRO NUK KA KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE, NË TETOVË, NË GOSTIVAR E NË STRUGË?
Pse nuk ka kandidat në garë për kryetarë në këto komuna dhe të tjera?
Është e çudistshme, se përse VMRO-DPMNE nuk ka kandidat për kryetarë Komune në TETOVË, në STRUGË, në GOSTIVAR …, komuna këto në të cilat, ka kandiduar dhe ka garuar në të kaluarën në zgjedhjet lokale!
Shtrohet pyetja në zgjedhjet që do të votohet më 19 Tetor 2025, në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE me kë garon në ato komuna të banuara me shumicë me shqiptarë?
VMRO-DPMNE s’ka kandidatë në këto komuna të lartëpërmendura dhe në disa komuna tjera!
Mungesa e kandidatëve maqedonas, është argument shumë i fortë, se Kryeministri Mickoski dhe partia e tij VMRO-DPMNE, është parti përçarëse e jo bashkuese, është parti që në mesin e shqiptarëve mundohet të mbjell farën e ndarjes dhe është kundër bashkimit politik progresiv kombëtar shqiptar!
Zgjedhësit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më 19 Tetor 2025, duhet të bashkohen rreth Liderit të Kombit e të Beslidhjes Fronti Kombëtar për Integrim Ali Ahmeti, dhe të votojnë për të ardhmen e lirë dhe demokratike, progresive dhe unitet kombëtar shqiptar dhe përspektivë euroatlantike!
Të gjithëve u themi se derisa është në tribunën e kombit me rol aktiv, biri i madh i shekujve shqiptar Ali Ahmeti, ky personalitet i madh, i cili është Adem Jashari i gjallë i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, goditjet e klanit anti-UÇK, anti-BDI dhe anti-AKI, nga kushdo qoftë që drejtohen, do të dështojnë me turp!
Data 19 Tetor 2025, që është data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, do të jetë data, në të cilën do dëshmohet botërisht, se do të përballohet e do të shpartallohet me sukses, çdo organizim antishqiptar, nga kushdoqoftë që përfaqësohet e ngado që vjen sulmi, sepse ndryshe do të ishte debakël i vërtetë, kthim mbrapa i çështjes shqiptare dhe goditje fatale e unitetit politik kombëtar gjithëshqiptar!
PLATFORMA E UNITETIT KOMBËTAR I KA RRËNJËT NË GJAKUN E DERDHUR TË LUFTËS PËR LIRI E ÇLIRIM, DEMOKRACI E JETË TË BARABARTË E ME DINJITET!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 10 Tetor 2025!