Martin Sipkovski, që duhej të ishte në arrest shtëpiak në Shkup, gjendet i vdekur në Beograd pas shpërthimit misterioz

Martin Sipkovski, djali për të cilin mediat serbe raportuan se ka humbur jetën në Beograd pasi sipas informacioneve të para aktivizoi gabimisht një eksploziv, kishte ikur ndërkohë që ndodhej në arrest shtëpiak – mëson portali “Skopje1” nga burime në Prokurorinë e Shkupit. Ai ishte në gjyq për tentim vrasjeje, një rast që përfaqësohet nga prokurori Aleksandar Markovski, ndërsa avokati i tij është Vladimir Tufegjiq.
“Skopje1” kontaktoi me avokatin, i cili konfirmoi se është përfaqësuesi i tij ligjor, por tha se ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Sipkovski ka marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

“Si mbrojtës i tij, jam njoftuar nga nëna e tij se para disa ditësh Martin nuk është i kapshëm, në rrethana ende të paqarta, por nuk kam ndonjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tij në ngjarje. Është e vërtetë se në Gjykatën Penale ndaj tij po zhvillohen disa procese gjyqësore dhe se ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak deri në përfundimin përfundimtar të procedurës penale, në të cilat raste jam përfaqësues i tij, dhe deri më tani ndaj tij nuk është shqiptuar ndonjë dënim përfundimtar,” – tha Tufegjiq

Sipas informacioneve nga burime policore, në evidencë figuron se Sipkovski gjithmonë e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak. Procedura për tentim vrasjeje ishte në zhvillim për më shumë se një vit, dhe po aq kohë ai kishte vuajtur masën për sigurimin e pranisë. Martin kishte qenë edhe më parë nën masa edukative, ndërsa Tufegjiq fajësoi institucionet.

“Megjithatë, institucionet përkatëse nuk bënë mjaftueshëm për Martinin si një fëmijë jashtëzakonisht inteligjent dhe i talentuar, për ta ndihmuar që energjinë e tij ta orientojë në drejtimin e duhur, edhe pse ndaj tij ishin vendosur masa edukative si fëmijë në konflikt me ligjin. Kjo ngjarje duhet të jetë një arsye që institucionet dhe qendrat korrektuese të punojnë më herët dhe në mënyrë parandaluese me fëmijët që janë në konflikt me ligjin, për t’u ndihmuar t’i drejtojnë energjitë e tyre në rrugë të shëndosha,” – shtoi Tufegjiq

Portali ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, prej nga njoftojnë se janë në kontakt me MPJ-në e Serbisë. Më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme.

Sipas zbulimeve të deritanishme të hetimit të publikuara nga mediat serbe, dyshohet se Sipkovski kishte futur një pajisje shpërthyese në një ndërtesë në rrugën Deçanska, pas së cilës, mbrëmjen e ardhshme, gjatë përdorimit të gabuar të saj, ndodhi shpërthimi që i mori jetën. Rasti po trajtohet si procedurë serioze penale; hetuesit po mbledhin prova materiale dhe dëshmi për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovksi nga Tetova nuk bëri thirrje për tu votuar Bilall Kasamin, nisin ethet në VLEN

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

Bujar Osmani: Për 20 vjet me radhë Çairi është udhëhequr pa vizion e pa plan, por unë po e ndryshoj këtë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, theksoi se programi i tij ofron një qasje...

Krisje e madhe VLEN-VMRO: Mickovski ia kthen shpinën BIlall Kasamit në Tetovë?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

Mexhiti: Arsimi, shtylla mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Çairit

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si...

Rasti në Likovë/ AKI: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës për Komunën e Likovës, dr. Zekirija...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu