Haradinaj për Albin Kurtin: Është i pa fytyrë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ashpër ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke e quajtur atë si njeri i Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si i pafytyrë.Ai tha se Amerika ka qenë ajo që e ka ndihmuar vazhdimisht në beteja të ndryshme e që ndihmon edhe sot.
Haradinaj në kanal10 tha se Amerika ka qenë ajo që i largoi rumunët dhe ata të KFOR-it qe ishin të lënduar dhe e kanë shpëtuar policinë në veri.Ai gjithashtu theksoi se kjo është një idiotësi kur thuhet se Amerika nuk dëshiron rend dhe ligj në veri, pasi që ata e kanë ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe çështjet në veri.

“Amerika i ka bë ato sene, ky është i pafytyrë shumë ju lutna, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu. Me ju thanë ti studentave që po du me bo rend e ligj në veri e për qato Amerika nuk po m’don. Qysh more nuk po të vjen marre, kur Amerika ta ka mundësu me bo atë rend e ligj”, shtoi tutje Haradinaj.Haradinaj e quajti Kurtin si “Djali i Putinit, për faktin se sipas tij, Kurti po krijon krizua në vendin tonë dhe po e bën të pasigurtë qëndrimin në vend.
Ai tha se shumë mirë po tregon Amerika që të qëndorjmë anash dhe të qëndrojmë në hartën tonë, sepse siç e tha Haradinaj, Amerika mezi na ka sjellë këtu, në këtë ditë si të lirë e të pavarur.“Amerika po thotë rrini ju anash, në gjendjen e juaj, krzni puntë e juja, mos hyni në harta të pasigurisë, po na thotë përditë, se mezi ju kem pru këtu ku jem kem pru e mos rrini në hartë të pasigurisë, rrini të sigurt, rrini me ne. O dal ky djali i Putinit, po don me kriju krizë këtu. Nuk ka kurrkujt tjetër mi këtë dhe, kriza situata të pasigurta mrena territorit të Kosovës nuk i shërbejnë kurrkujt tjetër pos Putinit”, shtoti tutje Haradinaj ne kanal10.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu