Ish-kancelarja Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka Polonia

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë deklarata të forta në një intervistë për median online hungareze Partizan, duke akuzuar Poloninë dhe vendet baltike për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, gjë që sipas saj, kontribuoi indirekt në agresionin rus ndaj Ukrainës.
Merkel ka folur për Marrëveshjen e Minskut të vitit 2015, të cilën ajo ndihmoi të negocionte dhe që solli një periudhë qetësie midis viteve 2015 dhe 2021, duke i dhënë Ukrainës kohë për t’u konsoliduar.
Ish-kancelarja tha se në qershor 2021 kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e merrte më seriozisht këtë marrëveshje dhe kërkoi një format të ri dialogu direkt me Putinin përmes BE-së.
“Disa shtete nuk e mbështetën këtë, kryesisht vendet baltike dhe Polonia,” tha Merkel, duke shtuar se këto vende kishin “frikë” se politika e përbashkët evropiane ndaj Rusisë nuk do të funksiononte.
Merkel shtoi se mospasja e mundësisë për takime ballë për ballë për shkak të pandemisë së koronavirusit pengoi gjetjen e kompromisave dhe kontribuoi në radikalizimin politik të Rusisë, që më pas çoi në sulmin mbi Ukrainën. “Videokonferencat nuk ishin të mjaftueshme,” theksoi ajo.
Deklaratat e ish-kancelarës kanë shkaktuar debat të madh, pasi interpretimi i saj për shkakun e agresionit rus sfidon shumë analiza ndërkombëtare, të cilat theksojnë se ofensiva e Rusisë ndaj Ukrainës ishte një plan afatgjatë i vendosur nga Kremlini, i pavarur nga politika e vendeve baltike ose pandemia.
Merkel, e cila ka udhëhequr Gjermaninë nga viti 2005 deri në 2021, mbetet një figurë kyçe në diskutimet për politikën evropiane dhe marrëdhëniet me Rusinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një javë fushatë: Ditë jo pune për qytetarët, por aktive për kandidatët

Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdojnë edhe sot, që është ditë jo pune për qytetarët, por ditë e angazhuar për kandidatët...

Mickoski në ofensivë kundër Ali Ahmetit: Garë elektorale apo dominim etnik?

Analistët paralajmërojnë se retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll...

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për...

Ku mbeti ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

I shumëpërfoluri ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në "državën Severna", nuk përmendet më nga vredistët e përhenur gjatë fushates zgjedhore, pasi despoti...

Kur fushata prek besimin: Xhamitë🕌 e Strugës mbulohen me postera të Mendi Qyrës

Postera politikë në xhami – qytetarët e Strugës reagojnë me indinjatë Strugë, 6 tetor 2025 - Aktivistë të koalicionit VLEN kanë vendosur postera të kandidatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu