“Nga sulmet e Arsovskës te izolimi nga Mexhiti – Visar Ganiu mbetet pa mbrojtje”

Shkup- Krizat e brendshme brenda kampit shqiptar në pushtet po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Marrëdhëniet mes kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, janë në pikën më të ulët, duke rrezikuar unitetin e koalicionit VLEN, që është pjesë e qeverisë aktuale.

Mungesa e Ganiut në konventën promovuese të VLEN-it në “Boris Trajkovski” dhe në të gjitha takimet që Mexhiti ka mbajtur me strukturat dhe qytetarët e Çairit, është interpretuar si shenjë e izolimit të tij politik. Në vend të Ganiut, Mexhiti ka zgjedhur të shfaqet vazhdimisht me Bekim Salin nga Alternativa – figurë që sot shihet si krahu i djathtë i tij dhe që pret shpërblim politik nëse VLEN arrin sukses në zgjedhje: postin e zëvendëskryeministrit të parë, të cilin Mexhiti i ka premtuar.

Por ky konflikt nuk lindi dje. Ai mori formë që në momentin kur kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nisi sulmet e hapura ndaj Ganiut për ndërtime pa leje në Çair. Në atë kohë, pritej që VLEN – si forcë në pushtet – të dilte në mbrojtje të njërit prej kryetarëve të saj. Në vend të kësaj, Ganiu u la vetëm, pa asnjë rezistencë apo reagim nga Mexhiti dhe nga njerëzit e tij. Kjo heshtje u pa si fillimi i margjinalizimit të tij.

Tani situata është edhe më e qartë:

Ganiu është i ftohur dhe i tërhequr nga aktivitetet, duke ngrirë çdo angazhim publik.

Mexhiti po konsolidon pushtetin rreth vetes, duke e pozicionuar Salin si njeriun e besuar dhe partnerin e ardhshëm në qeveri.

VLEN, që predikon unitetin shqiptar, po tregon çarje të dukshme pikërisht në bastionin më simbolik, Çairin.

Kjo përplasje brenda pozitës nuk është vetëm një çështje e brendshme e Mexhitit dhe Ganiut. Ajo ngre dyshime më të thella:

A po sakrifikohet Ganiu qëllimisht për të forcuar pazaret politike brenda VLEN-it?

Çfarë vlere ka premtimi i “bashkimit shqiptar” kur një nga figurat më të rëndësishme të koalicionit braktiset pa asnjë mbrojtje?

Çfarë pasojash do të ketë kjo për rezultatin në Çair, komunën më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup?

Nëse kjo dinamikë vazhdon, fituesi i parë i heshtur është Bekim Sali, i cili nga figurë periferike e VLEN-it, po ngjitet drejt majës së pushtetit, duke përfituar nga dobësimi i Ganiut dhe nga aleanca e fortë me Mexhitin.

Çairi, që prej kohësh ka qenë simbol i fuqisë politike shqiptare në kryeqytet, rrezikon të bëhet skenë e një përplasjeje të hidhur brenda pozitës. Kjo përçarje mund të ketë pasoja më të gjera se sa fati personal i Ganiut, duke sfiduar seriozisht koherencën e VLEN-it si partner qeverisës dhe si projekt politik që pretendon se mban të bashkuar shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

“Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhje, Rrahmani: Jemi të gatshëm për koalicione me të gjitha partitë

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja kur do që ato mbahen. Përmes një video...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu