“Alternativa shpërngulet në Dibër, Mexhiti mbetet vetëm me Bekim Salin në Çair”

Shkup/Dibër- Këto zgjedhje, partia Alternativa ka vendosur të garojë vetëm në një komunë, Dibrën. Kandidati i saj zyrtar atje është Fisnik Mela, dhe si rrjedhojë, e gjithë struktura partiake dhe shumica dërrmuese e funksionarëve të saj janë “shpërngulur” në këtë qytet.

Sipas spekulimeve nga terreni, Alternativa ka shkuar aq larg sa ka prenotuar një hotel të tërë në Dibër, për t’u siguruar që funksionarët që lëvizin vazhdimisht nga Shkupi të kenë bazë logjistike gjatë gjithë fushatës.

Ndërkohë në Shkup, situata paraqitet ndryshe. Në çdo takim elektoral të kandidatit të VLEN-it për Çair, Izet Mexhiti, i vetmi që shihet vazhdimisht pranë tij është Bekim Sali – një nga figurat më me peshë të Alternatives. Burime brenda koalicionit thonë se Salit i është prej kohësh premtuar posti i zëvendëskryeministrit të parë, një pozitë që sot mbahet nga vetë Mexhiti.

Kjo e bën të qartë se, ndërsa Alternativa si parti e sheh Dibrën si jetike për mbijetesën e saj politike, për Bekim Salin Çairi është beteja personale, porta e fatit që mund ta ngrejë në nivelin më të lartë të pushtetit ekzekutiv.

Ky dualizëm shihet qartë edhe në terren: rreth 25% e funksionarëve që VLEN ka në qeveri janë nga Alternativa, dhe sipas burimeve, gati 90% e kohës së tyre e kalojnë në fushatën e Dibrës, duke e lënë Çairin kryesisht në dorë të Mexhitit dhe rrethit të tij të ngushtë.

Në këtë kontekst, fitorja e Mexhitit në Çair nuk është jetike për Alternativën si parti, por është vendimtare për karrierën individuale të Bekim Salit. Kjo kontrast i fortë mes interesit partiak dhe ambicies personale e bën Çairin një fushë beteje me peshë të dyfishtë: për Mexhitin si kandidat, dhe për Salin si politikan që sheh aty trampolinën e tij drejt majës së pushtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu