Vuçiç sulmon Kosovën në OKB, flet për “shkelje të të drejtave të serbëve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë.

“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”.

“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.

Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme.

Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë.

Gjithashtu, udhëheqësi serb deklaroi se “Serbia beson në dialogun” që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia refuzon që ta njohë. Mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës përfshirë 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen.

Dy shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi, që lehtësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur viteve të fundit dhe që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut në nivel politik, por vetëm runde në nivele të kryenegociatorëve.

Rundi i fundit i dialogut në nivel politik u mbajt disa ditë para sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në përvjetorin e dytë të sulmit, për të cilin Prishtina e fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë kërkuan ekstradimin e Radoiçiqit dhe të përfshirëve të tjerë në Banjskë.

Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu