Strugë: VMRO i tregon Qyrës kush është “zot shtëpie”, Mirënjohje vetëm në maqedonisht, flamuri nacionalist mbi tavolinë!

VMRO përmes drejtorit të spitalit në Strugë i dërgon mesazh Qyrës: “Ne jemi zot shtëpie, për shqipen nuk ka vend”

Takimi i kandidatit për kryetar komune, Mendi Qyra, me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Strugës, Dr. Vlladimir Bunçeski, nuk kaloi pa simbolikë politike. Në një qytet me shumicë shqiptare dhe në një institucion ku rreth 50% e të punësuarve janë shqiptarë, Bunçeski – përfaqësues i VMRO-së – i dorëzoi Qyrës një certifikatë mirënjohjeje të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.

Në tavolinë ishte vendosur edhe flamuri me diellin e Verginës, simbol i nacionalizmit maqedonas, që prej dekadash përdoret si shenjë e pretendimeve historike të VMRO-së dhe qarqeve që përjashtojnë elementin shqiptar nga skena publike.

Ky veprim shihet si një mesazh i qartë politik: VMRO do të mbetet “zot shtëpie” në Strugë, ndërsa gjuha shqipe nuk ka vend në institucionet lokale. Përkundër sloganit “Për Strugën” që Qyra promovon, pamjet nga takimi flasin ndryshe – një realitet ku shqiptarët, edhe pse shumicë, përballen me nënvleftësim simbolik dhe gjuhësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

“Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhje, Rrahmani: Jemi të gatshëm për koalicione me të gjitha partitë

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja kur do që ato mbahen. Përmes një video...

Kosova drejt zgjedhjeve/ Osmani mbledh liderët partiakë për datën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim kryetarët e partive politike, për të enjten, sot, pas dështimit të mandatarit, Glauk Konjufca,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu