Dronët e Serbisë hyjnë në territorin e Kosovës, reagon Prishtina zyrtare

Prishtina zyrtare ka reaguar sërish për hyrje të dronëve serbë në territorin e Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia kohët e fundit ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.

Ai ka deklaruar: Në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash, kohën e fundit, po besoj që tashmë e dini se ka pasur lëvizje të paautorizuara dhe shkelje të hapësirës ajrore përmes dronëve, të cilët kohë pas kohe qarkullojnë ose shkelin hapësirën tonë ajrore.
Sveçla ka pohuar se autoritetet kosovare kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë që janë parë mbi Kosovë, por ka shtuar se nuk ka arsye për shqetësim.

“Nuk ka asgjë për t’u brengosur,” tha ai.

Kjo është deklarata e tij:

Ka ndodhur në disa raste. Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale në bashkëpunim edhe me KFOR por edhe me shërbimet partnere dhe në momentin që kemi më shumë patjetër që do të ndajmë informatat. Tash për tash nuk ka ndonjë gjë për të cilën publiku i Kosovës duhet të brengoset, të gjitha institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës. Por e thash duke dashtë që të pasqyrojë natyrën e veprimit të institucioneve të Serbisë dhe e përmenda edhe paradën ushtarake e cila në vetvete është një kërcënim ndaj Republikës së Kosovës posaçërisht meqenëse shumica e vendeve që rrethojnë Serbinë janë anëtarë të aleancës ma të madhe ushtarake NATO-s, do të thotë Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria por edhe Bullgaria e vendet e tjera fqinje nuk mund të jenë të cenueshme nga Serbia. Potencialisht janë dy vende të cilat Serbia do të mund t‘i cenonte, ato janë së pari Bosnjë e Hercegovina e cila është duke u ballafaquar me paqartësi politike por edhe situata të rrezikshme në vazhdimësi dhe Republika e Kosovës e cila përderisa për çdo ditë e më shumë po fuqizohet dhe po arrin suksese prapë ballafaqohet me këtë politikën e vjetër hegjemone të Serbisë e cila edhe siç ka deklaruar vet ndryshimin e rrethanave globale që potencialisht të cenojë prapë Kosovën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu