Telalli i Mickos!

Pas prononcimit të kryekomitit Micko, kur tha se DUI duhet të zhduket nga skena politike, doli në tribunë telalli i Mickos dhe “gazda” i Çairit, “gospodin” Mexhiti, që ta konfirmoj thënien e despotit të tij se DUI do të zhduket nga skena politike me debaklin që do të pësoj më 19 tetor.

Tani është epoka e ndryshimit dhe e së ardhmes për shqiptarët me VREDI-n si dalëzotse e interesave kombëtare në këto hapësira, përsëriste fjalët e shefit të tij “gospodini” i Çairit, si telall nga tribuna e konferencës për shtyp.

Ne, thosh Mexhua jemi subjekti që do ta shpëtojmë shqiptarinë nga llumi dhe korrupsioni, do ta shpëtojmë rininë nga bixhozi dhe lëndët narkotike, ku do t’i orinentojmë drejt shkollimit dhe punësimit sipas aftësisë së tyre.

Ne, do i prijmë proceseve të ndryshimit dhe të ardhmes më të ndritur për shqiptarët këtu, vazhdonte kurbati i Çairit si megafon i prishur, megjithse po ecim mbi terren të minuar që na kanë ngritur integristët, këto mina do t’i bëjnë gjëmën vetë integristëve më 19 tetor, duke ikur nga skena politike me turp njëherë e përgjithmonë!

Ndryshimi sapo ka ardhur përsëriste si papagall Mexhua fjalët që ia thoshte despoti Micko në prapaskenë, ku ai vazhdonte të broçkullis para mediave se erën e ndryshimit e ndjejnë si të rriturit ashtu edhe fëmijët, se me VREDI-n në krye komunat shqiptare do frymojnë ndryshe nga ata që e kishin mbytur zërin e qytetarit shqiptar në të gjitha fushat e jetës.

Me zhdukjen e DUI-t nga skena politike thosh Mexhua, ndryshimi do të ndriçoje si rrezet e diellit për shqiptarët e “Severnës” sepse në ballë këtij ndryshimi është premieri ynë vizionar Micko.

Por, si kundërpërgjigje e premtimeve të megafonit të kryekomitit Micko në këtë fushatë, një fjalë e urtë shqipe thotë: “Nga e thëna në të bërë, në mes është një det i tërë”!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu