Reagime të ashpra nga VLEN pas kandidaturës së Levicës në Strugë: “Nuk duhej kandidat maqedonas, mbështetja duhet të shkojë për Qyrën”

Partia e majtë maqedonase Levica ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Strugës, duke nxitur reagime të ashpra nga radhët e VLEN-it në këtë qytet.

Sipas VLEN-it, kjo lëvizje përbën një “pazar të fshehtë” që rrezikon të dëmtojë kandidatin e tyre të pavarur, Mendi Qyra, i cili gëzon mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së. Përfaqësues të VLEN-it kanë akuzuar se me këtë vendim, Levica po i hap rrugë skenarëve për “shitjen e Strugës”.

Nga ana tjetër, fakti që Levica ka nxjerrë kandidat në Strugë ka ushqyer spekulime dhe dyshime të mëtejshme. Zyrtarë të VLEN-it kanë shprehur shqetësimin se pas kësaj mund të fshihet një marrëveshje e heshtur mes VMRO-së dhe Levicës, ku Struga përdoret si kartë politike, ndërsa mbështetja mund të kërkohet në këmbim për zgjedhjet në Kërçovë.

Pavarësisht akuzave, mbetet e paqartë nëse ky zhvillim do të ndikojë realisht në balancat elektorale në Strugë, apo nëse bëhet fjalë për një përplasje tipike parazgjedhore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu