Lloga: Ne kemi kandidatin tone, ndersa VLEN, DPMNE dhe Levica janë bashkë

Krenar Lloga ka replikuar pas akuzave të VLEN-it për pazare të fshehta të AKI-së në Strugë, duke i cilësuar ato si shpifje dhe shenjë frike nga zgjedhjet e 19 tetorit.

Në një status publik, Lloga tha se kandidati i AKI-së në Strugë është Dr. Arsimi, të cilin e quajti “më të mirin”. Sipas tij, VLEN, duke mos pasur kandidat në këtë garë, po përpiqet të krijojë konfuzion te votuesit.

“VLEN dhe DPMNE janë bashkë me Levicën dhe janë antishqiptar sikur Levica. Aq mirë e bëjnë lojën sa askush më nuk ka dyshime: nëse sot del dikush nga VMRO-ja me deklaratë, nesër dalin përkthyesit, dje me akuza Mickoski, sot vredistat”, shkroi ai.

Lloga theksoi se opozita po përdor të njëjtin model komunikimi që prej dy vitesh: “Shpif e shpif, i bëjnë gati dy vjet në qeveri. Erdhi dita, erdhi fundi”. Ai e mbylli reagimin me hashtagjet #referendumiTetorit dhe #vasalitetiNukVlen, duke paralajmëruar se data 19 tetor do të jetë përcaktuese për përballjen politike në Strugë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu