Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin shqiptar më të madh në Maqedoninë e Veriut. Në krye, siç pritej, qëndron Lëvizja Besa, partia që menaxhon komunën dhe ku kryetari aktual po rikandidon për një mandat të dytë.

Pas bartësit të listës, sipas marrëveshjes brenda koalicionit, vendi i dytë i kalon partnerëve të Alternativës, i treti grupacionit të Arben Fetait, ndërsa më pas pozicionohet Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Ky renditje pasqyron kompromiset mes subjekteve të ndryshme që përpiqen të ruajnë ekuilibrin brenda koalicionit opozitar.

Megjithatë, ajo që po komentohet më shumë është surpriza e kësaj liste: përfshirja e Lëvizjes Arbëria, e cila rikthen në skenën politike një emër të vjetër, ish-deputeten e PDSH-së, Merale Ferati. E njohur për disa mandate parlamentare në të kaluarën, Ferati rikthehet tani si përfaqësuese e një force të re, duke hapur debatin e kahershëm për “riciklimin” e figurave politike në Tetovë.

Ky rikthim tregon edhe njëherë se skena politike lokale vuan nga mungesa e gjeneratës së re, ku vendin e “fytyrave të reja” shpeshherë e zënë figurat e njohura, por të konsumuar prej dekadash. Për shumë qytetarë, kjo nuk është surprizë, por një përsëritje e skenarit ku emrat e njëjtë rrotullohen nga një subjekt tek tjetri, duke ruajtur praninë në politikë pa sjellë ndonjë frymë të re.

Në prag të zgjedhjeve, mbetet për t’u parë se si do të reagojë elektorati i Tetovës: a do ta lexojnë këtë si një përpjekje për unitet opozitar, apo thjesht si një tjetër dëshmi se politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut po mbetet peng i figurave të ricikluara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

Mickoski dhe Ahmeti, mund të takohen pas Vitit të Ri

Sigurimi i shumicës së Badinterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zgjidhjeve të tjera ligjore mund të jetë një rast që Kryeministri Hristijan...

Mickoski si “Vuçiçi i vogël” apo Filipçe si “Zaevi i vogël”

Përplasja politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është ashpërsuar ndjeshëm pas deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e quajti kryeministrin Hristijan Mickoski...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu