Kozaku hap gofoundme kërkon 140’000€ për të blerë lamborgini

Një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, Kozaku, ka ndërmarrë një nismë të pazakontë. Ai ka hapur një GoFundMe me synimin për të mbledhur plot 140 mijë euro, për të blerë një Lamborghini Huracán 2016.

Në mesazhin e tij publik, Kozaku shprehet se dëshiron të bëhet shqiptari i parë me këtë model makine falë mbështetjes së fansave dhe miqve të tij, duke e cilësuar këtë ëndërr si “një shembull se kur komuniteti bashkohet, gjithçka është e mundur.”

Megjithatë, realiteti duket larg premtimeve. Edhe pse Kozaku deklaroi se vetëm nga miqtë e ngushtë do të siguronte mbi 60 mijë euro, deri tani janë mbledhur vetëm 193 euro, me gjithsej 8 donacione
Në rrjete sociale, ai ka reaguar me ironi ndaj kritikëve duke shkruar:

“Shumë xheloza do ta blej lambo nga shoqnia ime jo nga njerëz smirëxhi, po nga dashamirët e mi.”

Në një tjetër postim ai shtoi se është i sinqertë me publikun:

“Unë nuk vjedh me fut njerëz karroc, me marr gjys për gjys. Unë ju them të vërtetën, jo mashtrime.”

Për momentin, ëndrra e tij për të pasur “Lambon e parë shqiptare” mbetet ende shumë larg. Por siç e njohim Kozakun, duket se kjo iniciativë është një mënyrë për të krijuar histori dhe për të mbajtur vëmendjen e publikut të ngjitur pas tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin...

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu