“Zhduken” disa ushtarë izraelitë në Gaza, IDF aktivizon ‘Protokollin Hannibal’

Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se situata mbetet shumë e rrezikshme dhe se operacionet për rikuperimin e ushtarëve të zhdukur do të vazhdojnë
Luftëtarë të Brigadës Qassam të Hamasit kanë tentuar të kapin ushtarë izraelitë në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

Forcat e Mbrojtjes sê Izraelit (IDF) po zhvillojnë kërkime intensive, raportohet prej tyre, për të gjetur personat e zhdukur.

Sipas raporteve paraprake, disa ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë incidentit.

Në përgjigje, IDF ka aktivizuar Protokollin Hannibal, një procedurë ekstreme e sigurisë, që përdoret kur ekziston rreziku që ushtarët të kapen nga armiku.

Zhdukja e katër ushtarëve është raportuar edhe nga Al Jazeera.

Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në Gaza, pas shpalosjes së planit izraelit për ta pushtuar gjithë Rripin, përfshirë qytetin e Gazës.

Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se situata mbetet shumë e rrezikshme dhe se operacionet për rikuperimin e ushtarëve të zhdukur do të vazhdojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka...

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Kreu i Shtetit...

Florian Binaj nis fushatën, qytetarët e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu