“Kirilit dhe Metodit” 29 projekte, UT-së vetëm 1, FNA pyet: A i diskriminon MASH-i universitetet shqiptare?

Forumi për Ndryshim Arsimor informoi për projektet-hulumtuese që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjedhur të i financojë. Prej gjithsej 40 projekteve, nga FNA thonë se 29 i janë ndarë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ndërsa prej 3 universiteteve shqiptare, vetëm 1 projekt i është ndarë Universitetit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, kërkojmë që edhe vetë universitetet që funksionojnë në gjuhën shqipe si: Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore të reagojnë publikisht nëse projektet e tyre nuk janë pranuar apo, në të kundërtën, bëhet fjalë për paaftësi nga ana e tyre për të shkruar dhe aplikuar me projekte në MASh”, thonë nga FNA.

FNA publikisht pyet MASh-in: 29 nga 40 hulumtime që MASh-i do të financojë shkojnë te Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa nga 3 universitetet që funksionojnë në gjuhën shqipe, vetëm 1 projekt i është ndarë Universitetit të Tetovës. Shumë pak projekte kanë marrë edhe universitetet tjera publike. FNA-ja ngre pyetje publike: a është kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve të universiteteve për të aplikuar, apo për diskriminim institucional në shpërndarjen e fondeve publike?

Kujtojmë se nga Forumi për Ndryshime në Arsim së fundmi kritikoi masën e ndarjes së laptopëve për studentët në kohë zgjedhjes. Sipas tyre, kjo masë e Qeverisë ngjason në një politikë populiste sepse procedurat për zbatimin e saj nisin në periudhën e fushatës së zgjedhjeve lokale, dhe se është politikë shkurtpamëse sepse me 250 euro, laptopët që mund të blihen apo mjetet tjera elektronike janë me performanca shumë të dobët.(koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu