A do të na dënojnë për paratë që janë pa “Maqedoni Veriore”?!

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet e qytetarëve një ditë pasi që u bë lajmërimi se prej 12 shkurtit nuk do të vlejnë edhe patent shoferët me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë. Ajo që është më skandaloze dhe ka nxitur reagime është se lejet e vozitjes nuk vlejnë as brenda vendit, ashtu siç u lejuan letërnjoftimet.

Këto janë disa nga reagimet e qytetarëve:

Prej sot a vlejnë paratë me pagu dhe shly detyrime ndaj shtetit, pasi që nuk po vlejnë pasaportat, patent shoferët, çertifikatat e martesave?

Nëse na kapin pa patentë të re shofer me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, a do të mund ta paguajmë gjobën me para që ende janë me Republika e Maqedonisë apo si?

Atëherë edhe paratë nuk janë më të vlefshme?

Të gjitha kreditë e noterizuara nga një noter që nuk kanë të shkruar Maqedoninë e Veriut, nuk do të jenë të vlefshme nga e marta.
Të gjitha martesat që nuk kanë të shkruar Maqedoninë e Veriut në certifikatat e dasmës nuk do të jenë të vlefshme nga mesnata e 12 shkurtit 2024.

Informacioni i fundit, pas pasaportave, letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve dhe certifikatave të martesës në të cilat nuk shkruhet Republika e Maqedonisë së Veriut prej datës 02.12.2024 në ora 24:00 nuk do të vlejnë, prandaj konsideroni se shteti ju ka divorcuar. Dhe për monedhat dhe kartëmonedhat priten informacione të reja

Këto janë komente të qytetarëve që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu