Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe fyer nga një grup personash, të cilët sipas tij kanë vepruar për arsye politike.

Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Mileski ka treguar se është goditur, i janë hedhur pije dhe madje i janë shuar cigare në fytyrë. Ai thotë se është kërcënuar që të largohet nga Struga bashkë me familjen e tij.

“Si kandidat për kryetar të Strugës, u bëra objekt i sulmit të disa personave të cilët më ofenduan dhe më kërcënuan. Më thanë se do të ishte më mirë për mua dhe familjen time të zhdukemi nga Struga. Më hodhën dy birra dhe më shuan cigare në fytyrë. Çfarë duhet, të pres të më vrasin?”, shkruan Mileski.

Ai thekson se ka thirrur policinë, e cila sipas tij ka reaguar në mënyrë korrekte dhe ka përpiluar procesverbalin e ngjarjes. “Tani është radha e policisë dhe e ministrit Pançe Toshkovski që të marrin masa dhe të na mbrojnë nga këta huliganë”, ka deklaruar ai.

Mileski gjithashtu akuzon se vendi ku ndodhi incidenti është i njohur si “vatër e përdorimit të drogës” dhe ka ofruar të bëjë test publik për drogë për të dëshmuar pafajësinë e tij. “Nëse më gjejnë edhe një nanogram substancë të ndaluar, unë publikisht heq dorë nga kandidatura”, ka shtuar ai.

Në fund të reagimit të tij, kandidati i pavarur për Strugën ka paralajmëruar se fushata po hyn në një fazë të rrezikshme dhe se kërcënimet kundër tij janë serioze. “Nëse më gjeni diku të vrarë, ta dini kush janë përgjegjësit”, ka përfunduar Mileski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu