Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e shqiptarëve të këtushëm dhe nuk dihet nëse ata janë aq saç thonë për vetveten – diku mbi 40 për qind- apo aq saç duken si potencial politikë – edhe më pak se romët?!
Siç është e paqartë për shembull edhe nëse ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, e që ‘certifikatën e lindjes ‘ e ndryshojnë sezonalisht, janë pasardhës të sllavëve të jugut, apo nipër të Aleksandërit të madh dhe të ushtarëve të tij që e pushtuan Babilonin?!
Maqedonia e Veriut është vend ku qytetarët e etnive të ndryshme e gënjejnë njëri tjetrin, si për shembull shqiptarët, të cilët në paraqitjet publike dhe nga foltorja e parlamentit thonë se e duan këtë vend dhe maqedonasit në të, por nëpër ‘odat e burrave’ dhe nëpër këngët e kënduara me qifteli me dy tela thonë se nuk mund ta duash shtetin që çdo katër vjet të kthen atje ku ke qenë para katërdhjetë viteve dhe popullin të cilit i je i mirë vetëm si i vdekur!?
Ndërkohë ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, publikisht dhe sa për sy e faqe thonë se duan të ndërtojnë shtet të barabartë për të gjithë që jetojnë në të, por pasi e pinë birrën e tretë dhe në biseda të mbyllura ‘intelektuale’ e thonë se s’ka ç’të duhet shteti që duhet ta ndash me shqiptarët që nuk pranojnë të mbeten atë për çka kanë nevojë maqedonasit: druvarë, barinj dhe kopshtarë!?
Maqedonia është edhe shtet i çudirave ku më e çuditshme është sjellja e politikanëve shqiptarë, të cilët ose janë idiot që nuk e kuptojnë, ose qyqarë që kanë frikë ta thonë se elitat maqedonase kryesisht janë të përbëra nga bullgarë e shqiptarë ortodoksë të serbizuar. E të cilët, për ta fshehur përkatësinë e vërtet etnike mbulohen me një urrejtje të egër ndaj bullgarëve dhe shqiptarëve.
Duke qenë Republika e Maqedonisë Veriore atdhe i paqartësive, i gënjeshtrave dhe çudirave, ajo me asgjë nuk i ngjanë një shteti normal. Dhe si e tillë ajo mbase edhe vështirë se do mund ndonjëherë të bëhet shtet i mirëfilltë ku asnjëri nuk do këto nevojë as të vetëgënjehet, as t’i gënjejë të tjerët.

Top Channel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu