Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke theksuar se ky vendim vjen pas dhjetë vitesh kontribut e angazhim në shërbim të fshatit.

Në njoftimin e tij, Mustafa thekson se së bashku me disa bashkëpunëtorë ka vendosur të largohet nga subjekti politik Alternativa dhe koalicioni VLEN, duke e konsideruar këtë hap të domosdoshëm pas një zhgënjimi të thellë.

“Pas 10 viteve punë të palodhshme për Lubetenin, më 12.08.2025 vendosëm të japim dorëheqje. Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten dhe kam ndërprerë çdo lidhje me Alternativën dhe koalicionin VLEN,” shkruan Mustafa.

Ai akuzon drejtuesit aktualë të subjektit për shpërfillje ndaj aktivistëve dhe për mospërmbushjen e premtimeve, duke përmendur si shembull kërkesën për hapjen e ambulancës në Lubeten para zgjedhjeve lokale – një premtim që sipas tij nuk u realizua.

“Meritokracia nuk ekziston dhe punësimet e premtuara u kthyen në shpërndarje për njerëz të zgjedhur, jo për ata që e meritojnë. Nuk kam ndërmend të jem fasadë për interesat e ngushta të disa individëve që shohin vetëm karrigen e tyre,” shton Mustafa.

Në fund të njoftimit, ai falënderon banorët e fshatit për mbështetjen dhe premton se zëri i tij për Lubetenin nuk do të shuhet, pavarësisht partive apo koalicioneve

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu