SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja Angela Ageler tha se këto automjete do të jenë shtylla e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se, përveç pajisjeve, pjesë e modernizimit të Armatës është edhe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10.

“Z. kryeministër, e mbaj mend vizitën tonë të parë në këtë objekt, korrikun e kaluar, kur vendi juaj sapo mori një dërgesë të ‘JLTV’. Unë dhe ti kishim shansin të voziteshim në ‘JLTV’; më duhet të them, befasisht i rehatshëm. Dhe atë ditë më treguat pak për shërbimin tuaj ushtarak. Besoj që këto eksperienca kanë qenë me rëndësi në ndërtimin e mbështetjes për përpjekjet tona të përbashkëta për ta modernizuar Armatën e këtij vendi. Që kur ka nisur ky program në vitin 2019, përpjekjet tona kanë arritur të sigurojnë 67 automjete të teknologjisë së fundit, përfshirë këto 29 që po i mirëpresim sot këtu. Këto ‘JLTV’ do të jenë shtylla e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë – manifestime fizike të rolit tuaj si anëtare e NATO-s”, tha Ageler.

“Po e fuqizojmë Armatën e Maqedonisë, këtu nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë tutje. Por gjithashtu, kur flasim për investime në Armatë, flasim edhe për ndërtimin, modernizimin dhe rikonstruktimin e dy korridoreve të rëndësishëm – Korridori 10 dhe Korridori 8 – që jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, do të paraqesin logjistikë të shkëlqyer për krahun jugor të NATO-s, ku edhe ne si Maqedoni bëjmë pjesë”, tha mes tjerash Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu