Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje për të mbuluar aferat dhe shkatërrimin urbanistik të Çairit, ka shpërndarë shifra të pasakta dhe të manipuluara lidhur me Gostivarin.”

“Deklarata e tij mbi numrin e ndërtimeve pa leje në Gostivar është e pavërtetë dhe e pasaktë. Shifra e përmendur nuk i referohet ndërtimeve pa leje, por objekteve të legalizuara sipas Ligjit për legalizim para vitit 2011. Kjo përzierje është ose joprofesionalizëm, ose keqinformim i qëllimshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoratit të Ndërtimit të Komunës së Gostivarit, nga viti 2018 deri në vitin 2025 janë evidentuar dhe është vepruar ndaj gjithsej 112 objekteve pa leje, prej tyre: 58 shtëpi të ndërtuara pa leje, 25 mbindërtime apo shtojca, dhe
29 mure oborri.

Ajo që Izet Mexhiti po bën është një tentativë e dëshpëruar për të devijuar vëmendjen nga krimet urbanistike në Çair. Ai ngatërron qëllimisht aplikimet për legalizim të para vitit 2011 me ndërtime të paligjshme të bëra sot, duke harruar se pikërisht gjatë drejtimit të tij janë keqpërdorur këto procedura për pasurim personal dhe të rrjetit të tij.

Gostivari është një ndër komunat me numrin më të madh të lejeve për ndërtim të lëshuara – dëshmi e transparencës dhe funksionimit sipas ligjit. Për projektet madhore si masterplani i Çairit nevojiten vite pune, konsultim me publikun dhe angazhimi i ekspertëve vendas, jo shfaqje mediatike dhe “ekspertë” të importuar për interesa politike.

Jo, Izet! Krimet tuaja janë bërë tani, pikërisht duke keqpërdorur aplikimet e qytetarëve. Nëse këto kategori elementare nuk i di, atëherë na vjen keq – sepse kjo tregon se nga drejtimi i komunës nuk paske mësuar asgjë, përveç kriminalizimit të pasurisë publike dhe dëmtimit të qytetarëve.

Për më tepër, raportimet tronditëse për përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro nga ndërtimet e egra dhe marrëveshjet e pista me oligarkët e industrisë së bixhozit e lidhin drejtpërdrejt Izet Mexhitin dhe dinastinë e tij me afera të rënda kriminale.

Qytetarët e Çairit dhe Gostivarit e dinë mirë dallimin mes transparencës dhe korrupsionit, mes vizionit për zhvillim dhe betonizimit kriminal”, reagon ASH e Taravarit.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu