Pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi nga 13 shkurt 2024

Nga ora 00:00 e datës 13 shkurt 2024 do të pushojnë së vlefshmi pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të jenë të vlefshëm vetëm pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Konform ndryshimeve ligjore, ndërsa në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, pushojnë së vlefshmi pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të vlejnë vetëm pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. I lusim qytetarët me pasaporta të vjetra të mos tentojnë të largohen nga vendi sepse kjo nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem pasaportat e shtetit tjetër. Gjithashtu potencojmë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të vjen në vendkalimin kufitar për të hyrë në vendin tonë do të pranohet pa marrë parasysh pasaportën me të cilin vjen”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se patentë shoferët brenda dhe jashtë vendit do të vlejnë vetëm me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa letërnjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt, pavarësisht nëse janë me emrin Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët do të mund t’i përdorin ato lirshëm në territorin e vendit tonë.

“Për dalje nga shteti në vende me të cilat kemi marrëveshje bilaterale për udhëtim me letërnjoftim, qytetarët nuk do të kthehen nga nëpunësit tanë të policisë kufitare nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të pranohen nga vende të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për lejet e qarkullimit si dhe letërnjoftimet”, sqarojnë nga MPB-ja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

Bllokohet Këshilli i Komunës së Strugës! Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë

Është bllokuar puna e Këshillit të Komunës së Strugës! Edhe pse kanë kaluar afër dy muaj nga zgjedhjet lokale, në këtë komunë assesi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu