Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe qesharake”, duke shtuar se ato pasqyrojnë “më shumë një frikë të thellë sesa një qëndrim politik të matur”.

Alija tha se Mexhiti duket i kërcënuar nga formimi i një gjenerate të re politikanësh, me vizion, formim akademik dhe integritet, që po del nga iniciativa si Akademia Politike. Ajo hodhi poshtë akuzat personale të bëra ndaj të rinjve pjesëmarrës në këtë akademi, duke i cilësuar si shpifje dhe shenjë e degradimit të debatit politik në sulme personale.

Në reagimin e saj, Alija theksoi se prindërit e saj nuk kanë mbajtur kurrë funksione publike dhe se Mexhiti i njeh personalisht ata, pasi është rritur me ta. Sipas saj, pas ardhjes së tij në pushtet, të dy prindërit e saj janë degraduar nga vendet e punës si rezultat i një “klime hakmarrjeje”.

Alija shprehu mirënjohje për ministrin Bujar Osmani për hapësirën e dhënë dhe punën e tij në ndërtimin e një brezi të ri politik. Sipas saj, sulmet e Mexhitit janë “inat personal” ndaj ish-bashkëpartiakëve, e veçanërisht ndaj Osmanit, të cilin e vlerësoi për fokusin te e ardhmja dhe jo te armiqësitë politike.

Duke iu referuar edhe Ali Ahmetit, Alija tha se Mexhiti ka vështirësi të përballet me “turpin e dështimeve politike” dhe se pushteti nuk është i përhershëm, as shteti pronë personale. Ajo e akuzoi për mungesë konsistence politike dhe etje për pushtet “pa kufij e pa reflektim”.

“Deklaratat e sotme janë konfirmimi më i qartë se pjesëmarrja jonë dhe kapacitetet që po dalin në pah i kanë vënë në lëvizje ata që mendojnë se politika është pronë e tyre private. E ardhmja politike e këtij vendi nuk do të ndërtohet mbi hijet e së kaluarës, por mbi themele të reja, me dinjitet, dije dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu