Kryekomiti Micko i skërmit dhëmbët vasal Mexhitit!

Nga:Medai Shaholli
Në një prononcim të tij lideri i vredistëve Mexhiti ka thënë se lufta e UÇK-së në Kosovë Maqedoni ka qënë luftë e pastër dhe e drejtë.
Dhe menjëherë pas kesaj deklerate ka reaguar kryekomiti Miçko i cili për dekleraten e Mexhitit tha: „E dëgjova atë deklaratë dhe këtu absolutisht kemi pikëpamje të ndryshme për gjërat. Nuk mund të jetë absolutisht e arsyeshme dhe e drejtë, të vriten pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes nga një pritë”.
Gjuha e nacionaliste nga ana e premierit Micko tashmë është bërë fjalor i ditës duke ngjallur kështu ndjenjat nacionaliste përballë shqiptareve në prag të zgjedhjeve lokale si një kartë e fortë për garën elektorale, duke menduar se me këtë gjuhë do t’i rifitojnë Strugën dhe Kërçovën përmes kandidaturave të VMRO-së.
Po druže Micko, po ata branitellët e tu mos vallë vranë pëllumba në Vaksincë e Tetovë a gjetkë në zonat e konfliktit të 2001, por përkundrazi, ata branitellët e tu vranë civilë shqiptarë ndaj mbylle ti atë derën e halesë se sa herë flet ti të vjen era qelbësirë!
Atij evgjitit tënd Mexhitit dhe bujkrobëve të VREDI-t mund t’i thuash ç’të duash, por jo veteranëve të UÇK-së, ata për ne janë te paprekshëm, janë heronjtë tanë të gjallë, janë krenaria jonë.
Ndaj, ato dhëmbë mund t’i skërmitësh ndaj vasalëve të tu dhe mos gërvisht plagën e vjetër as mos i provoko veteranët e UÇK-së, sepse ata dinë të përgjigjen dhe nuk kanë frikë nga ty dhe as nga komitët e tu!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu