Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest.

Të shtunën u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi, se nuk do ta njohë vendimin dhe se nuk do të lejojë arrestimin e Dodikut, nëse do të lëshohet urdhër arresti ndaj tij.

Gjykata e Apelit të premten e konfirmoi vendimin gjyqësor për dënimin me një vit burg të Dodikut duke e përjashtuar edhe mundësinë e apelimit në një instancë më të lartë ndaj këtij vendimi.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, në instancën e parë u dënua, sepse korrikun e vitit të kaluar si president i Republika Srpska në Bosnje ngriti në fuqi dy ligje, që ndalojnë zbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të lartë të OKB-së për Bosnjen dhe Hercegovinën. Krahas dënimit me burg, sipas vendimit, Dodik për gjashtë vjet nuk lejohet të mbajë poste politike.

Vëzhguesit: Vendimi ka shkaktuar krizën më të madhe në që nga lufta e Bosnjes

Ky vendim nxit destabilizim në rajon, tha Vuçiq pas takimit të krizës që zhvilloi Këshilli i Sigurisë. Sipas tij, Dodik është “presidenti i zgjedhur në mënyrë legjitime i Republika Srpska” dhe është i mirëseardhur në Serbi, theksoi Vuçiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës boshnjake të Apelit është “antidemokratik, i pamoralshëm dhe një sulm serioz ndaj popullsisë serbe nëBosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në rezultatet e këshillit të sigurisë, që lexoi Vuçiq.

Dënimi i Dodikut, sipas vëzhguesve, ka shkaktuar krizën më të madhe në këtë vend të Ballkanit që nga lufta e Bosnjes (1992-1995). Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes e ka kritikuar procesin ndaj tij si të motivuaar “politikisht”, mijëra mbështetës të tij kanë demostruar kundër vendimit.

Bosnje – Hercegovina që nga Marrëveshja e paqes në Dejton është e ndarë në Republika Srpska e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjes, dhe federata kroato-mysliamane Bosnje dhe Hercegovina. Të dy pjesët gjysmë autonome të vendit kanë qeveritë dhe parlamentet e tyre dhe janë të lidhura përmes një qeverie të dobët qendrore. DW

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu