Daut Haradinaj: “Ndryshimi” i Albin Kurtit në Maqedoni po flet me thirrje si “dhoma gazi për shqiptarët”!

në Maqedoninë e Veriut, ku u përdorën fjalë të rënda e skandaloze kundër shqiptarëve. Ai akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heshtje bashkëfajtore ndaj një klime në rritje të urrejtjes.

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po flet vetë me klithmat shurdhuese, tha Haradinaj, duke renditur thirrjet raciste që u dëgjuan:

“Dhoma gazi për shqiptarët”;

“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”;

“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”;

“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Haradinaj thekson se kjo nuk është më thjesht gjuhë urrejtjeje nga tribuna, por një klimë e rrezikshme që po kultivohet përmes heshtjes së atyre që kanë ndikim politik. Ai e quan Kurtin “kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut” dhe shprehet i shqetësuar që, përballë thirrjeve të tilla të tmerrshme, s’ka pasur asnjë fjalë, asnjë reagim zyrtar nga Prishtina.

Kjo deklaratë shton presionin ndaj lidershipit kosovar për të reaguar publikisht dhe me qëndrim të qartë, në një kohë kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po ndihen gjithnjë e më të përjashtuar dhe të sulmuar verbalisht, madje edhe institucionalisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu