Deshqiptarizimi i institucioneve nga qeveria VLEN–VMRO vazhdon me shifra tronditëse: 116 maqedonas, vetëm 1 shqiptar!

116 punësime në tre institucione shtetërore, vetëm 1 shqiptar. Dhe ai me gjasë, ndonjë familjar i afërt i ndonjë funksionari të VLEN-it.

Në radhët më të fundit të pranimeve në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes, janë punësuar 71 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Ky nuk është më një incident – është një politikë e përjashtimit të pastër dhe të heshtur, që po zbatohet sistematikisht ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, nga punësimet dhe avancimet e fundit: 25 maqedonas, 0 shqiptarë. Në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë: 20 maqedonas, 0 shqiptarë.

Ky është bilanci i vërtetë i një qeverisjeje që premtoi “barazi” dhe “zhvillim për të gjithë”, por po e kthen shtetin në një instrument të pabarazisë flagrante.

VLEN-i, që në fushatë fliste për 2.500 punësime për shqiptarët, deri tani ka sjellë 0. Po, zero. E vetmja gjë që po prodhohet në ritme të frikshme është gënjeshtra politike dhe heshtja bashkëfajtore përballë padrejtësisë.

Ndërsa VMRO-ja ecën me agjendën e vet unilaterale, VLEN-i po hesht, po dekoron ministrat me fjongë të zbukuruara dhe po i shet shqiptarëve “arritje” që nuk ekzistojnë.

Shqiptarët janë kthyer në spektatorë të një pazaresh të ulëta, ku postet ndahen për një rreth të ngushtë të privilegjuar, ndërsa masa e qytetarëve injorohet, diskriminohet dhe shtypet me statistika që flasin vetë.

Ky është realiteti. Dhe ky realitet nuk mbulohet dot më me foto zyrtare dhe buzëqeshje fallco.

Koha e llogaridhënies do të vijë. Jo në formën e konferencave për shtyp, por me bilanc real dhe ndëshkim politik të atyre që kanë tradhtuar besimin e shqiptarëve. Sepse heshtja përballë përjashtimit nuk është maturi – është bashkëpunim me padrejtësinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu