Lirim Mehmetaj: Albin Kurti po i kthen shqiptarët e Maqedonisë para vitit 2001!

Një deklaratë e fortë dhe tronditëse ka ardhur nga Lirim Mehmetaj, i cili në një postim publik ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në skenën politike në Maqedoninë e Veriut – me qëllim, sipas tij, për ta përçarë dhe poshtëruar faktorin politik shqiptar atje.

“Dëgjoni partnerët e Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut… Gjithë ai investim, me financa e me njerëz, për t’i sharë, ofenduar, përçmuar e diskriminuar sërish shqiptarët në Maqedoni,” ka shkruar Mehmetaj, duke e cilësuar këtë përfshirje si një sulm të planifikuar politik ndaj interesit kombëtar.

Në deklaratën e tij, Mehmetaj shkon më tej, duke e akuzuar Kurtin se u ka dërguar madje edhe shefin e shtabit zgjedhor partnerëve të tij në Maqedoni, si dëshmi e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga Prishtina në proceset zgjedhore të shqiptarëve jashtë kufirit të Kosovës.

“Qëllimin e ka pasur gjithmonë t’i kthejë shqiptarët dhe gjendjen e tyre para vitit 2001,” thotë ai, duke aluduar në përpjekjet për të zhbërë arritjet e shqiptarëve pas Marrëveshjes së Ohrit.

Por akuzat nuk ndalen me kaq. Mehmetaj e lidh këtë logjikë edhe me zhvillimet në Kosovë, duke thënë se Albin Kurti po ndjek të njëjtin mision për të na kthyer para vitit 1999, para çlirimit të Kosovës.

Në fund, ai lëshon një akuze alarmante, duke aluduar për retorikë nxitëse ndaj shqiptarëve dhe qëndrimin pasiv të qeverisë maqedonase, për të cilën thotë se është aleate e Kurtit:

“Derisa tifozët bërtasin për mënyra kreative të eliminimit të shqiptarëve, kryeministri maqedonas, aleati i Albin Kurtit, duartroket.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu