Ditmir Bushati: Brohëritjet në Kumanovë janë në të rrezikshme, heshtja nga zyrtarët që dëshmuan këtë “sallë turpi” është e papranueshme

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të rënda me përmbajtje antishqiptare që ndodhën gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, Maqedonia e Veriut. Ai i ka cilësuar thirrjet si “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike.

Sipas Bushatit, këto akte nuk janë thjesht fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, të cilët janë dy komunitete shtetformuese në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka kritikuar ashpër edhe heshtjen e zyrtarëve të lartë që ishin të pranishëm në ngjarje, duke e quajtur atë “të papranueshme” dhe një tregues se autoritetet nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga e kaluara.

Bushati e ka mbyllur reagimin e tij me mesazhin: #stopethnichate #ndalourrejtjenetnike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu