Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin.

Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti.

“Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me Ramën në Tiranë. Dhe, më pyeti: “Hyni në Qeveri? Çfarë pozicionesh keni?” thash Kryetar Parlamentar. “Super”, tha. Më pyeti sa ministra i thash “gjashtë ministri”. Shumë mirë. Veç një porosi.

Tre të vdekur në një aksident në rrugën Tetovë – Shkup
Pesë të vdekur në një aksident trafiku në Slloveni
“Do t’ju përdor Mickoski, do t’ju shfytëzojë dhe do t’ju gjuaj si leckë. Dhe mua kjo më kujtohet. Tha qo ‘do të dilni shumë keq, se jeni katër parti’. Problem për të funksionuar. Ai e ka thënë prej fillimit, tha do harxhoheni, keqpërdoreni, dhe në fund do të mbteni si leckë. Dhe vërtetë, mbetëm ashtu. Nisën të mos na pyesin dhe përfillin dhe vërtetë dukeshim shumë keq”, tha Taravari në TeVe1.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu