Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur për ndërtimin e një parku përkujtimor publik në hapësirën ku ndodhi tragjedia në spitalin modular.

Ky park duhet të jetë vend kujtese dhe reflektimi për nder të 14 viktimave, për familjarët që ende kërkojnë drejtësi dhe për një shoqëri që nuk pranon të harrojë.

Megjithatë, sfilata publike e sotme e organizuar përmes një konference për shtyp nga Ministri i Shëndetësisë z. Aliu, zëvendëskryeministri z. Fetai dhe kryetari i Komunës së Tetovës z. Kasami e zhvilluar vetëm dy muaj para zgjedhjeve lokale, ngre shqetësime serioze për intencën e vërtetë politike pas këtij njoftimi. Nëse ky veprim synon të shfrytëzojë një tragjedi për përfitime elektorale, atëherë kjo do të përbënte një akt të papranueshëm dhe thellësisht të padenjë – sidomos kur bëhet fjalë për një ngjarje që ka lënë pas vetes dhimbje të thellë, mosbesim qytetar dhe familjarë që ende nuk kanë parë drejtësi të plotë.

Iniciativa ZERO! do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje procesin e realizimit të këtij parku përkujtimor dhe do të kërkojë garanci të plota për përmbajtje, seriozitet dhe respekt të denjë për viktimat, larg çdo kalkulimi politik dhe vetëm në funksion të së vërtetës dhe drejtësisë që ka munguar për më shumë se katër vite.

Do të ishte më e ndershme që në vend të defileve para kamerave, të punohet seriozisht për zbardhjen e rastit – dhe jo të bëhen bashkëpunëtorë të heshtur të mosndëshkimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu