Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht ku ndalet mbi akuzat ndaj tij, procedurat hetimore dhe periudhën e tij 6-mujore në paraburgim, të cilën e cilëson si “persekutim politik dhe personal”.

Veliaj deklaron se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se dosja hetimore përmban elementë të dobët, të ndërtuar mbi thashetheme dhe letra anonime.

Gjithashtu, ai nënvizon se është informuar për akuzën vetëm pas ardhjes së agjentëve të BKH-së në qelinë e tij, ndërkohë që, sipas tij, mediat ishin njoftuar më parë për vizitën, një veprim që ai e cilëson si “shkelje flagrante të sekretit hetimor dhe të të drejtave të njeriut”.

“Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK”, shkruan nder te tjera Veliaj.

Veliaj denoncon gjithashtu se ndaj tij janë përdorur metoda denigruese dhe poshtëruese, deri te kontrolli mjekësor i detajuar nën mbikëqyrje të forcave të shumta policore, të cilin ai e përshkruan si “vetting i brendshëm fizik”.

“Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj. Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25 vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private”, shkruan Erion Veliaj.

Po ashtu, Veliaj i drejton edhe disa pyetje Prokurorise se Posaçme: Kush është “Nesti Angoni”, emër mbi të cilin pretendohet se u nis hetimi; pse dosja e tij rrjedh në media përpara se të njihet vetë me të; dhe pse vijon qëndrimi në paraburgim ndërkohë që, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë konkrete për shkelje gjatë ushtrimit të funksioneve të tij si ministër apo kryebashkiak.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu