Brukseli reagon për pasivizimin e adresave: Komisionerja Marta Kos i përgjigjet Shaip Kamberit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka marrë një përgjigje zyrtare nga Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në letrën që i është dërguar Kamberit, Komisionerja Kos ka theksuar se BE po ndjek nga afër situatën e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë komunitetin shqiptar, në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim, që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi,” thuhet në letrën e Komisioneres.

Marta Kos thekson gjithashtu se Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Një nga pikat që BE ka ngritur me autoritetet serbe është edhe çështja e ‘pasivizimit’ të adresave, që ka prekur mijëra shqiptarë të Luginës. Komisionerja Kos shprehet se kjo praktikë është përmendur në raportin më të fundit të Komisionit për Serbinë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe shpjegime nga autoritetet serbe, sidomos nëse jugu i Serbisë është shënjestruar në mënyrë të veçantë.

“Kemi theksuar në raportin tonë për Paketën e Zgjerimit për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, që po rezulton në pasivizimin e disa adresave,” shkruan Kos.

Deputeti Kamberi u shpreh se kjo është një dëshmi e rritjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj diskriminimit që përballen shqiptarët në Luginë, dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të problemit të pasivizimit të adresave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

Dy kandidatët shqiptarë për Strugën zbarkojnë në Zvicër: Kërkojnë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet lokale

Gara për komunën e Strugës ka kaluar kufijtë e vendit. Dy kandidatët shqiptarë, Dr. Arsim Dalipi dhe Mendi Qyra, gjatë fundjavës kanë zhvilluar vizita...

“Historia në dorën tuaj”: mesazhi i presidentit Chirac në Rambuje

Jacques Chirac, presidenti i Francës në atë kohë dhe garant politik i procesit, në fjalimin e hapjes së Konferencës së Rambujesë e përshkroi këtë...

Reagime të ashpra nga VLEN pas kandidaturës së Levicës në Strugë: “Nuk duhej kandidat maqedonas, mbështetja duhet të shkojë për Qyrën”

Partia e majtë maqedonase Levica ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Strugës, duke nxitur reagime të ashpra nga radhët e VLEN-it në...

Lloga: Ne kemi kandidatin tone, ndersa VLEN, DPMNE dhe Levica janë bashkë

Krenar Lloga ka replikuar pas akuzave të VLEN-it për pazare të fshehta të AKI-së në Strugë, duke i cilësuar ato si shpifje dhe shenjë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu