Deputeti i qeverisë Bekim Qoku shpërthen ndaj VLEN: Asnjë shqiptar në SPB Ohër – turp dhe papërgjegjësi totale!

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e shumicës qeverisëse, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie nga vizita e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në SPB Ohër dhe njësitë përkatëse të sigurisë kufitare.

Në një koment të bërë në grupin e funksionarëve të VLEN, Qoku shpreh indinjatën e tij për mungesën e plotë të shqiptarëve në fotografi dhe, siç thotë ai, në pozita udhëheqëse në kuadër të këtij sektori.

“Nuk shoh asnjë shqiptar në këtë fotografi që ta takoj Toshkon. SPB-Ohër ku bien tre qytete me shumicë shqiptare si Struga, Kërçova dhe Dibra, asnjë pozitë udhëheqëse! Ende s’kemi marrë asgjë si VLEN. Ku qëndron problemi? Apo ende emrat nuk i keni dorëzuar?”, shkruan Qoku.

Ai kritikon drejtpërdrejt partinë e tij dhe strukturat vendimmarrëse për mungesën e angazhimit konkret në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë, duke theksuar se vetëm në Kërçovë është bërë një lëvizje minimale, ndërsa në qytetet tjera – zero veprim.

“Përveç Kërçovës, në qytetet tjera s’kemi bërë asnjë lëvizje”, përfundon ai.

Ky reagim i Qokut hap një debat të ri brenda VLEN dhe qeverisë për ndarjen reale të pushtetit dhe respektimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga ana e VLEN apo nga përfaqësuesit e tjerë qeveritarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu